Gjuha turke, lëndë me zgjedhje në shkollat shqiptare/ Historianët: Nuk na intereson, na duhet osmanishtja

Historianët thonë se është në interesin e vendit tonë të mësohet osmanishtja si e vetmja mënyrë për të aksesuar dokumentacionet e Shqipërisë kur ishte nën pushtimin osman.

Sipas historianes, Elena Kocaqi, turqishtja dhe osmanishtja janë dy gjuhë të ndryshme dhe midis të dyja, osmanishtja është në interesin e shqiptarëve. “Janë dy gjuhë të ndryshme. Do më interesonte shumë osmanishtja. Të gjitha dokumentet e administratës osmane, janë në gjuhën osmane, nuk kemi një grup osmanologësh në Shqipëri. Duhet të paktën një grup me 20-30 veta për këtë çështje. Nuk është shkruar fare për 500 vite histori. Shkrimi bëhet vetëm me fakte, kështu që na duhen dokumentet që janë në osmanisht”.
Kocaqi shton se ka më shumë shqiptarë në Turqi se turq në Shqipëri dhe duhet të gjuha shqipe të jetë më e afrueshme për shqiptarët atje.
Ndërsa për historianin, Olsi Jazenxhi futja e gjuhës turke në shkollat shqiptare është në interesin tonë, për shkak të marrëveshje ekonomike mes dy vendeve.
“Na shërben për qëllime gjeopolitike, strategjike, biznes. Një biznesmen që blen në Turqi do që djali i tij të mësojë në shkollë turqisht. Na duhet sepse kemi marrëveshje ekonomike me Turqinë. Me turqishten, ke më shumë mundësi punësimi në BE sepse anglishten e dinë të gjithë. Kjo nuk na heq nga interesi për t’iu bashkuar Bashkimit Europian”.
Në diskutimin e “Shqipëria live”, historianët ngrenë dhe problemin se nuk ka profesionistë të gjuhës turke që mund të japin mësim për nxënësit e interesuar.
Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...