Foto/ Zgjodhi Merin por të gjithë po dyshojnë se Saimiri dhe Generda janë bashkë, ja arsyeja pse

Meri ishte vajza që fitoi zemrën e Saimirit dhe që “princi modern” e zgjodhi si partneren e tij të ardhshme. Ata janë çifti i parë që u krijuan nga spektakli “Love Story”, ndërkohë që të gjithë janë kuriozë se si do të vijojë më tej marrëdhënia mes tyre.

Saimiri është larguar së fundmi drejt Gjermanisë dhe këtë gjë e ka treguar vetë ai përmes postimeve në rrjete sociale. Ndërsa ndjekësve nuk ju ka shpëtuar fakti se në këtë udhëtim nuk e ka shoqëruar Meri.

Ata janë bërë shumë kuriozë se si po vijon marrëdhënia e tyre. Shpeshherë fansat kanë pyetur “Ku është Meri?”, apo “A jeni ndarë?”, në çdo postim të Saimirit.

Ky i fundit ka reaguar ndaj këtyre aludimeve, duke kthyer një përgjigje publike nëpërmjet një postimi në InstaStory ku sqaron se ai dhe Meri janë bashkë dhe do të vazhdojnë njohjen me njëri-tjetrin.

“Të dashur ndjekës të faqes sime! Faleminderit për pyetjet dhe interesin që keni për marrëdhënien time me Merin! Unë Merin nuk e mbaj në xhep me vete…jetojmë në kohë pandemie dhe ajo nuk vjen dot në Gjermani për momentin.

Jemi për bukuri me njëri-tjetrin! Rrini të qetë!
Love Story mbaroi! Tashmë gjithçka është e jona! Private. Po përpiqemi ta njohim më shumë njëri-tjetrin, dhe përveç të tjerave kemi dhe sprovën e distancës…! Faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkruar ai.

Mirëpo, ndjekësit ende vazhdojnë t’i besojnë dyshimeve të tyre për raportin e Saimirit dhe Merit. Para përfundimit të emisionit, u tha se Generda dhe Saimiri ishin të lidhur jashtë “Love Story” dhe gjithçka po e bënin për shoë, ndërsa zërat “u qetësuan” kur Saimiri zgjodhi të përfundojë me Merin rrugëtimin e tij.

Por, dyshime të reja kanë lindur sërish dhe fajin e kanë postimet në Instagram.

Ndjekësit besojnë se Saimiri dhe Generda kanë qenë mbrëmë së bashku, pasi edhe story-t (nga e njëjta makinë) janë thuajse të ngjashme.

Ndërkohë, dy personazhet ende nuk kanë reaguar lidhur me këto aludime.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...