Missi i parë shqiptar, Valbona Selimllari vazhdon të mbetet po aq në formë sa dikur, pavarësisht viteve që ikin. Edhe pse është shumë e kërkuar nga publiku dhe padyshim ata kanë një kuriozitet të madh, Valbona ka preferuar që jetën private ta mbaj diskrete.
Ajo rrallëherë flet për familjen e saj, madje kur bëhet fjalë për fëmijët i mban gjithmonë larg vëmendjes mediatike.
Mirëpo, duket se së fundmi, Selimllari nuk ka rezistuar dot dhe ka publikuar një video të së bijës, e cila shfaqet duke lexuar kartolinën që i ka dërguar të ëmës për 8 Mars.
“Çdo mbretëreshë ka madhështinë e saj, por madhështia e nënës është mbi të gjitha mbretëreshat e botës. Gëzuar 8 Marsin jeta ime!”, dëgjohet teksa thotë vogëlushja.