A do të japësh dorëheqjen nëse Edi Rama fiton zgjedhjet? Ja si përgjigjet Basha

150

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kritikuar listën e Partisë Socialistë duke e krahasuar atë me kandidatët e PD.

- PUBLICITET -

Sipas Bashës, Rama futi sërish në listë të inkriminuarit, ndërsa përballë kanë personalitete me integritet të PD.Gjatë konferencës për shtyp në selinë blu, Basha u pyet nëse do të japë dorëheqjen nëse mundet sërish nga kryeministri Edi Rama.

Lidhur me këtë Basha nuk dha përgjigje të prerë, ndërsa theksoi: “Pyetja e ka përgjigjen brenda. A mendojnë shqiptarët se vendi po shkon në drejtimin e duhur? A mendojnë shqiptarët se Rama ka shkëlqyer? A mendojnë shqiptarët se kemi 300 mijë vende pune, shëndetësinë falas, legalizimit falas, për tetë vite nuk ka për ta bërë më. Këtë sot e dinë edhe fëmijët e jo më shqiptarët. Do ta provojnë me votën e tyre në 25 prill këtë që unë e prek këdo. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën?”

- PUBLICITET -