1990 dom Simon Jubani kremtoi Meshën parë publike pas diktaturës (FOTO)

Më 11 nëntor kujtojmë guximin e klerit e të popullit, i cili pas një dimri të egër e të gjatë nёn regjimin komunist, me kremtimin dhe pjesёmarrjen nё Meshёn e Shenjtё kremtuar nga dom Simon Jubani, mё 11 nёntor 1990, iu kthye lirshëm rrënjëve të veta, identitetit e dinjitetit të dhuruar nga Zoti e të parët. Mesha parë publike qe shenjë ndryshimi e shprese.

 

 

 

R.SH. – Vatikan

30-vjet më parë, si sot, më 11 nëntor 1990, në varrezat e Rrmajit në Shkodër nga dom Simon Jubani u kremtua Mesha e Shenjtë e parё publike pas shkurtit të vitit 1967, kur në Shqipëri liria fetare qe ndaluar nga regjimi komunist. Në kremtimin e Meshës së 11 nëntorit 1990 morën pjesё tё besimtarё nga tё gjitha anёt e Shqipёrisё, tё cilёt i stёrmbushёn varrezat e Rrmajit në Shkodёr.

 

Guximi i dom Simon Jubanit, së bashku me disa meshtarë e shumë besimtarë, bënë që pikërisht përmes kremtimit më të shenjtë siç është Eukaristia – Mesha e Shenjtë, liria qytetare e fetare nё Shqipёri të fillojë sërish të shfaqet haptazi. Me atë kremtim të shenjtë, mund të themi se u vunë themelet e një epoke të re për mbarë shoqërinë shqiptare dhe regjimi komunist u shemb njëherë e pergjithmonë.

 

Këtë, pra, solli ngjarja e madhe e fesë, kremtimi Meshës Shenjte të 11 nëntorit të vitit 1990 në varrezat e Rrmajit në Shkodër. Atë ditë prania e popullit në varrezat e Shkodrës u bë e papërmbajtshme, po kështu ndodhi edhe më 16 nëntor 1990, kur vëllezërit myslimanë shqiptarë e morën përsëri Xhaminë e Plumbit, gjithnjë në Shkodër, simbol i fesë së tyre, ndaluar gjithashtu nga totalitarizmi komunist ateist.

 

Atë ditë të 11 nëntorit të vitit 1990 nё Shqipёri rishfaqej në mënyrë të dukshme liria qytetare e fetare, e bashkë me të rilindi edhe Atdheu i shqiptarëve, i cili deri në atë moment qe privuar prej tiparit të vet kryesore, përmasës shpirtërore, besimit në Zotin, për t’iu nënshtruar “hyjnive” të tjera të rreme e mashtruese, atyre të komunizmit antiteist.

 

“Le t’i kujtojmë për një minut në heshtje të gjithë këta të dekun që kemi ndër vorreza dhe të gjithë ata vëllazën e motra tona, që ranë për një Shqipni Europiane gjatë këtyne 46 vjetëve të shkueme”. Kështu tha dom Simon Jubani në fillim të homelisë së Meshës së 11 nëntorit 1990 e shtoi: “..,po ju thom se fenë nuk jua pruna unë, por e gjeta të ndezun në zemrat tueja. Se kjo fe ka qenë gjithmonë e flakët ndër zemrat tona e dishmon ardhja juej sot në këtë vend të shenjtë prej të katër anëve të Shqipnisë, për me e adhurue, me e falenderue e për me e lavdue të madhin Zot për këtë MREKULLI të madhe që po shohim sot me sy”… Se ky besim ka kenë përherë i ndezun në shpirtënt tonë”Vjeta 1989 ka qenë vjeta e paqës dhe e lirisë për gjithë botën, sepse në këtë vjetë u shembën muret e perdet e hekurta,që ndanin vende e popuj, por ma tepër ndanin zemrat e njerëzve. Në këtë vjetë pushoi së rrjedhuni gjaku, po fshihen lotë, mbaroi djersa e pashpërblyeme e mori fund lufta e të gjithëve kundër të gjithëve. Njerëzimi hyni në një epokë paqe, lirie, mirësie, harmonie e begatie. Begatia e harmonia e një populli varen nga liritë që u akordohen qytetarëve”.

 

Sot më 11 nëntor po kujtojmë guximin e klerit dhe të popullit të Shkodrës e të Shqiperisë, i cili, pas dimrit të egër e të gjatë nën diktaturën komuniste, iu kthye lirshëm rrënjëve të veta, identitetit dhe dinjitetit të dhuruar nga Zoti e nga të parët

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...