Tha për Ballën “kapeni për zhele e nxirreni jashtë”, Topalli: Ky është kompliment nëse unë…

E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë politikania e njohur Jozefina Topalli e cila ka bërë një rrëfim si kurrë më parë për jetën personale dhe familjen e saj. Disa kohë më parë Topalli ka humbur nënën e saj dhe kjo gjë ka shkaktuar një boshllëk dhe një dhimbje të madhe.

Në një moment të intervistës kur ajo po fliste për nënën, u përlot dhe ndërhyri Mirela Milori duke thënë se në parlament ajo ishte një grua e fortë dhe madje zoti Balla nuk duhet të ketë ndonjë përvojë tjetër që dikush t’i thotë “ Kapeni për zhele dhe nxirreni jashtë”.

Mirela Milori: Gjatë kohës në parlament keni qenë një grua e fortë, e ashpër. Zoti Balla s’besoj që dikush tjetër t’i thotë… Atë batutën e famshme që është bërë tani, batutë… (qesh).

Jozefina Topalli: Nganjëherë të shet një fjali që… Unë kujtoj që kishim të ditën e buxhetit. Gjithmonë kur ishte buxheti, kishte 10 orë debat, aty kishte sulme nga të gjitha anët, që kryesisht pas kryeministrit, vinin tek unë dhe në një moment të caktuar, pas 10 orësh seancë pa u ndal, sigurisht që edhe njeriu lodhet, edhe presioni bën efektin e vetë. Por unë i them një gjë, nëse ky është mëkati im i vetëm gjatë 20 viteve, ky është një kompliment, kështu që unë e kam kapërcyer në mënyrën time. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...