Rama: Nuk i përzura unë shqiptarët në emigracion, ata s’kanë vdekur për bukë

Edi Rama ka folur sot për çështjen e emigracionit, për të cilën tha se nuk ka asnjë qeveri që mundet ta frenojë, sa kohë që njerëzit kanë të drejtë që të lëvizin. Rama u shpreh se nuk është ai fajtori që kanë ikur shqiptarët në emigracion, por shumë faktorë të tjerë. Duke marrë disa shifra pa burim, Rama thotë se në periudhën mes viteve 2008-2013 ka më shumë të larguar sesa gjatë viteve të qeverisjes socialiste.

Rama tha:

Pa emigracon masiv Shqipëria do ishte një e vdekur klinike. Ende duhet punë për ti sjellë krejt në terezi, nuk do flisnim për këto nëse s’do kishim humbur kaq shumë kohë. Askush të mos mendojë se nuk do të flisnim për emigracionin. Diferenca që sot Kroacia ka me ne, është se nuk e ka ndaluar emigracionin. Edhe atje ikja e trurit është një shqetësim kombëtar, për të mos përmendur dhe vende të tjera. Numrat e ikjeve do kishin qenë më të ulët po të mos kishte pasur 1997-1998. Apo mos të ishin hapur prurjet e kalimeve nga Siria. Në mjedisin tonë publik debati s’ka shkuar asnjëherë përtej politikës së sherrit. Edi Rama përzuri 1 milion, erdhi Rama ikën 600 mijë, si janë në të vërtet faktet. Pa mohuar asgjë, por i vetëdijshëm që shumëçka prej kësaj tabloje do ishte po kështu. Disa shifra të thjeshta, flasin vetë, Këtu kemi lejet e qëndrimit në BE. Duke marrë parasysh shqiptarët që kanë vendosur të zhvendosen. Në 2008-2013, kemi më shumë të largur se në 2014-2018. Është dokument zyrtar. Në 2008 kemi afër 100 mijë njerëz brenda 1 viti, trendi vjen në ulje. Kemi trend të qëndrueshëm me një ngritje dhe rizbritje. Kemi dhe të rikthyer. Shqiptarët për bukë s’kanë vdekur që nga koha e Skënderbeut.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...