Plas sherri! Merr fund miqësia e Noizyt dhe Mato Lales, publikohen bisedat…

100

“Adrenalinë” është kënga e Noizyt dhe Mato Lales që u publikua verën e kaluar dhe u prit mjaft mirë nga publiku. U kthye direkt në hit dhe dëgjohej nga të gjithë. Edhe pse dy miq të mirë, marrëdhënia e tyre është krisur dhe reperi Mato Lale i ka bërë një diss Noizyt përmes një kënge të publikuar së fundmi të titulluar “Resto”.

- PUBLICITET -

“Ti je egoist, ty egoja jote ka me t’vra. Unë t’kam dasht me zemër, ti e di t’kam dasht si vlla. Ju nuk jeni grup me burra, po me gra. Si m’paske bo mu diss, po mu m’ka bo bukë nëna jote! Unë të kam përmend në intervistë, të kam përmend në spote”, janë disa nga rreshtat e këngës së Mato Lales.

Noizy ka reaguar menjëherë dhe i është përgjigjur duke publikuar në rrjetet sociale disa biseda që ka bërë me Mato Lalen, një ditë para se të publikohej këngë e tyre. Mato edhe pse e kishte në gjendje të rëndë shokun në spital, i ka kërkuar Noizyt që të publikohet kënga. Noizy i ka kërkuar që të ketë vëmendjen tek shoku i tij i ngushtë që është sëmurë dhe jo tek kënga.

“Shokun ta bon për spital dhe s’të plasi shumë…mendjen e kishe te kënga me Noizy-n. Të kam mësuar dhe për shoqnin se si t’i rrish korrekt, se ke qenë dhe je i papjekur ende. Kam aq shumë materiale për ty sa që edhe vet do habitesh.

Mos e harroni asnjë moment kë keni të bëni. Rrenat e juaja zgjasin 2 ditë, mbas kësaj hype që more nga emri im dhe ti do vdesësh do përfundosh te gjithë llumi… dhe ti e din mirë këtë se e ke thonë dhe vetë, se kush të del kundra ty (Noizy) përfundon tek të shumtit. Të kujtohet? Numëro ditët dhe shife si vdes emri yt në heshtje me pambuk. Shokun e kishe në spital t’u luftu me jetën… mendjen e kishe te kënga me Noizyn. Ndërkohë flet boti për besprem”, ka shkruar reperi. /tvklan.al

- PUBLICITET -