Ori Nebiaj kandidate për deputete të Partisë Demokratike, zbulohet ku do kandidojë

321

Moderatorja Oriela Nebiaj kthehet në Partinë Demokratike për të kandiduar për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit. Në listën e zbardhur nga gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj Nebiaj renditet e 18 në listën e Tiranës ndërmjet Ivi Kasos dhe Gentjan Strazimirit.

- PUBLICITET -

Nebiaj ka qenë më herët zëdhënëse e Partisë Demokratike dhe kandidate për drejtimin e FRPD-së përballë Belind Këlliçit.

Më pas ajo u shkëput nga politika duke iu dedikuar ekranit si moderatorë në disa emisione televizive.

Ditën e sotme ajo u shfaq krah kryedemokratit Lulzim Basha gjatë takimit që ky i fundit zhvilloi me gratë dhe vajzat e Partisë Demokratike në ditën ndërkombëtare të gruas./mv.abcnews.al

- PUBLICITET -