Socialistët janë duke i dhënë dorën e fundit listës së tyre garuese për 25 Prillin. Drejtuesve politik në 12 qarqe i është kërkuar të kenë gati listën paraprake, e cila do të diskutohet pasditen e të Hënës bashkë me kryesinë e partisë.
Objektivi socialistëve për Tiranës është jo vetëm ruajtja e rezultatit të 2017-tës me 18 mandate, por edhe fitimi 2 mandateve plus. Gazetari Muhamed Veliu, ka mësuar se pritet të konfirmohen për të qenë pjesë e listës së Tiranës zëvendës ministrat Etjen Xhafaj dhe Romina Kuko bashkë me perfektin e Tiranës Toni Gogu.
Drejtoresha e IKMT-s, Dallëndyshe Bici ka marrë dritën jeshile e ka nisur fushatën ne Paskuqan. Surprizë në ndryshimet e listën e Tiranës është largimi Blerina Gjylametit e cila do të kandidojë në Pogradec, duke u zëvendësuar me Eduard Shalsin.
Ndryshe nga 2017-ta, Olta Xhaçka nuk do të jetë në listën e Tiranës, por në Dibër. Me të gjitha gjasat në listën e Tiranës nuk do të jetë deputeti aktual Sadri Abazi i cili i shtohet listës së dorëhequrëve nga kandidimi siç ishin Vasilika Hysi, Besnik Baraj dhe Sadi Vorpsi.
Me pikëpyetje mbetet ri-kandidimi Elona Gjebresë. Pandeli Majko ministër për diasporën pritet të jetë përsëri pjesë e skuadrës socialiste por mbetet e paqartë renditja e tij në këtë listë.
Në të njëjtën situatë ndodhet edhe ish ministria e mbrojtjes Mimi Kodheli e cila në 2017 u zgjodh në qarkun Kukës dhe tani është duke drejtuar fushatën në njësinë 5 në Tiranë.
Besohet se lista e Tiranës do të udhëhiqet nga inxhinieria Luljeta Bozo e cila i tha po ftesës së Ramës për të kandiduar nën siglën e PS. Ministret aktuale Belinda Balluku, Etilda Gjonaj dhe Ogerta Manastirliu renditen në top 10 vendet e para të listës së Tiranës. Ndërkohë pas dorëheqjes së Reme Lalës, socialistët pritet të kandidojnë në zonën e Paskuqanit, deputetin e opozitës se re, Halit Valteri.
Ikin:
Vasilika Hysi
Besnik Baraj
Sadi Vorpsi
Sadri Abazi
Blerina Gjylameti
Vijnë
Luljeta Bozo
Najada Como
Etjen Xhafaj
Romina Kuko
Belinda Balluku
Dallëndyshe Bici
Toni Gogu
Ndryshojnë qarkun e kandidimit
Blerina Gjylameti
Olta Xhacka
Eduard Shalsi