I burgosuri denoncon kushtet te 313: Më bëjnë një gjilpërë dhe më lënë në tokë si qen

Të shumta janë rastet kur vuajtësit e dënimeve në IEVP-të në vendin tonë dënojnë kushtet skandaloze të burgjeve dhe shërbimit që marrin nga punonjësit aty. Një i dënuar për vjedhje me dhunë i identifikuar si Bledar Selmanaj, për “FaxNews” ka denoncuar nga spitali i burgut mosofrimin e kujdesit shëndetësor ndaj tij. Selmanaj shprehet se ai vuan nga një sëmundje e mpiksjes së gjakut dhe i duhet të bëjë një ezhe koke gjë të cilën nuk ia mundëson spitali shtetëror dhe mjekët i sugjerojnë spitalin Amerikan 2, duke thënë se janë të lidhur me njëri-tjetrin. Më tej ai thotë se shërbim marrin vetëm ata që kanë para dhe nëse je i fortë, por Selmanaj shprehet se ai mezi ka siguruar medikamentet vetë privatisht.

Mbas një ore më bën një gjilpërë dhe më lë si qen në tokë.Të vetmit që nuk më lënë të vritem janë bashkëvuajtësit e mi shokët e dhomës. Nëse më shikoni sot ose në ditët në vazhdim se shenjat nuk ikin shumë shpejt, e kam kokën të çara të çara, mund të kem 30 të çara në kokë dhe në fytyrë. Këtu kërkojnë lekë të të bëjnë shërbimin, po pate lek dhe po je I fortë të japing shërbim. Unë kërkoj të bëj një ezhe koke dhe më thonë ta bëj te spitali amerikan nr.2, këta si duket janë të lidhur me ata pasi më thonë se nuk mund të bëhet te spitali shtetëror. Nuk më kanë kërkuar para në dorë por më thonë ta bëj ezhenë në privat, pasi në shtet më thonë që ka radhë dhe njëherë më thonë që është e prishur. Unë medikamentetet mezi i kam siguruar vetë privatisht,një nënë që kam po më vdes nga Covidi dhe nuk kam njeri. Jam në gjendje shumë të rëndë dhe kërkoj ndihmën tuaj për problemin tim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...