Eni Koçi s’ka plan dasme me Genc Prelvukajn: Nuk shqyrtohet fare si opsion…

168

Këngëtarja shqiptare, Eni Koçi, prej disa vitesh po shijon një romancë dashurie me reperin Genc Prelvukaj.

Çifti, të cilët u fejuan në nëntor të vitit 2019, vazhdojnë të jenë çdo moment pranë njëri-tjetrit megjithëse nuk kanë zbuluar ndonjë hap tjetër të tyre.

Së fundmi, Eni është pyetur nga një fans në rrjete sociale se kur do e bëjnë një ceremoni.

“Si nuk na bërë një dasmë më”, ishte pyetja e një ndjekësi.

“Hahaha ne na mori malli të pimë një kafe rehat pa maska. Dasma nuk shqyrtohet fare si opsion këtë periudhe”, ka qenë përgjigja e saj duke lënë të nënkuptohet se nuk kanë ndonjë plan në një të ardhme të afërt.

Të njëjtit kanë qenë më të fokusuar në muzikë, duke sjellë për fansat e tyre projekte e bashkëpunime të ndryshme pavarësisht situatës me coronavirus.

Lexo edhe:   ‘NUK ËSHTË I IMI!’, RONELA HAJATI TREGON SE ÇFARË PO NDODH ME YOUNG ZERKËN