E vendosi në fund të listës: Zhgënjehet humoristi Julian Deda, refuzon Bashën

Ndërsa numërimi mbrapsh për dorëzimin e listave të kandidatëve ka nisur, kanë filluar daljet e emrave dhe përplasjet që po ndodhin brenda PD

Pas largimit të Enno Bozdos dhe mosgjetjes së vendit të kandidimit të tij, i cili formalisht është emëruar koordinator për energjinë, një pozicion politik i cili nuk ekziston në PD, një tjetër emër ka refuzuar që të jetë pjesë e kandidimit të Bashës në listat humbëse. Ky është aktori i humorit të mirënjohur Julian Deda.

Burime zyrtare nga PD i thanë CNA.al se Deda është përfshirë në listat e kandidatëve të Bashës por kreu i Republikës së Re e ka vendosur atë në një zonë humbëse thuajse në fund të listës, pra në një zonë të diskutueshme, çka ka bërë që Julian Deda të refuzojë kandidimin ose pozicionin për të qenë pjesë e asaj liste.

Deda njihet si një nga mbështetësit kryesor të Bashës e Shkëlzen Berishës ku pritshmëritë e tij për të qenë pjesë e garës dhe kandidat për deputetë ishin shumë të larta dhe mesa duke edhe Julian Deda është viktima e radhës së mashtrimeve të Bashës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...