Debat i fortë, Rama përjashton Ditmir Bushatin nga PS

278

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputet i PS-së, Ditmir Bushati është përjashtuar nga Edi Rama nga listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. Mes 160 emrave në listë, nuk kishte vend për Bushatin, që dikur Edi Rama e cilësonte si “yll” ndërsa sonte i tregoi derën.

- PUBLICITET -

ABC mësoi se mes kreut të qeverisë dhe Bushatit ka pasur një debat të fortë në mbledhjen e Kryesisë Socialiste. Përjashtimin, Edi Rama e paralajmëroi pasdite, kur tha se;

“Në këtë betejë “ylli” është skuadra, unë flas vetëm për skuadrën. Nuk flas për individin. Skuadra e PS-së është shumë më tepër se skuadra e deputetëve.

Kështu që besoj që të gjithë kanë shumë për të dhënë, edhe ata që kanë marrë më shumë kanë për të dhënë më shumë me siguri.

Jam i bindur që pjesa më e madhe kështu do të bëjë, shpresoj që të gjithë të bëjnë kështu. Ka një kohë për të marrë ka edhe një kohë për të dhënë” tha ai./ db/ Abcnews.al

- PUBLICITET -