Bardhi publikon videon: Si i kërcënonte Rama mësuesit për vendin e punës

162

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe njëherazi drejtuesi politik i kësaj force politike në qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku sipas tij dalin në pah mashtrimet e kryeministrit Edi Rama për mësuesi.

- PUBLICITET -

Në video shfaqen përgjimet e dosjes 184 ku mësuesit kërcënohen me vendin e punës nëse nuk votojnë për Partinë Socialiste.

Krahas videos Bardhi shkruan se arsimi është degraduar në këto tetë vite dhe mësuesit janë nëpërkëmbur. Bardhi thotë më tej se pagat e mësuesve nuk janë rritur, e shton se më shumë se 200 mijë nxënës janë larguar nga sistemi arsimor shqiptar.

“Mashtrimeve të Edi Ramës u ka dalë boja. Imazhet e videos do ta ndjekin deri në 25 prill për të kujtuar se ai është përgjegjësi kryesor për dështimin. Në 8 vjet, ai degradoi arsimin dhe nëpërkëmbi mësuesit. Propaganda e tij nuk e mbulon dot dështimin 8 vjeçar.

U tall me mësuesit, nuk u rriti pagat siç premtoi, i kërcënoi me vendin e punës dhe bukën e gojës së fëmijëve. Shumë prej tyre i hodhi në rrugë, ndërsa gati 200 mijë nxënës i largoi nga sistemi arsimor shqiptar. Praktikisht, Edi Rama ka bërë krim me arsimin dhe për këtë do ta paguajë faturën në 25 Prill!

Njerëzit nuk kanë për të harruar 8 vjet shkelje me këmbë. As mësuesit dhe nxënësit nuk kanë për të harruar. Më 25 Prill”, shkruan Bardhi

- PUBLICITET -