Tea “thyen” heshtjen, flet për herë të parë për marrëdhënien që ka me Andin

Disa javë më parë, Tea Trifoni krijoi zhurmë mediatike sidomos në rrjetet sociale e cila kishte dalë me Beartin.

Për herë të parë ajo dhe Bearti pranuan të ishin të lidhur së bashku duke ngritur dyshime të mëdha nëse lidhja që ajo kishte më parë me Andin në emisionin “Përputhen” ishte e vërtetë apo jo.

Ndërkaq, mbrëmjen e sotme Tea vendosi që për herë të parë të fliste publikisht për këtë ngjarje kaq të përfolur. Në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur”, Tea tregoi versionin e saj të ngjarjes ku historia e dashurisë me Beartin kishte nisur kohë më parë, që në momentin që ai ishte larguar nga “Përputhen”.

“Thonë që çudia më e madhe tri dit zgjat, por kjo e imja zgjati për 3 javë. Historia ime dhe e Beartit nisi pasi ai u largua nga programi dhe të gjithë e dinin këtë gjë, madje dhe vetë produksioni. Andi është një mik i mirë i imi, asgjë më shumë”, u shpreh Tea.

Tea në vazhdim tregoi se jeta e saj vazhdon të jetë po njësoj pavarësisht ndodhive, madje ajo shtoi: “Publiku i gjerë kishte krijuar imazhin e tyre për mua, por unë nuk mund të zgjedh dashurinë e jetës sime në bazë të mendimeve të tyre. Falë ‘Përputhen’ gjeta partnerin e jetës sime e për këtë nuk pendohem.”

Në fund të intervistës Tea rrëfeu se nuk kishte në plan që t’i rikthehej botës së televizionit, por se dëshironte që të vazhdonte të jetonte jetën e saj e qetë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...