SHKODËR, NDAHET NGA JETA MËSUESJA MELEK TROSHANI

Ky 7 mars në Shkodër vjen edhe me një lajm të trishtë. Mësuesja e mirënjohur për vite me radhë në disa shkolla të qytetit të Shkodrës Melek Troshani është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare. Për mbi 27 vite kontriboi në sistemin arsimor duke qenë një prej mësueseve të dalluara e cila shumë shpejt mori emër për shkak të cilësisë së mësimdhënies dhe raportit me nxënësit e mësuesit e tjerë me të cilët punonte.

Mësuesja që u nda nga jeta Melek Troshani lindi më 25 gusht të vitit 1942 ndërsa përfundoi shkollën e mesme “Shejnaze Juka”. Në vitin 1961 studion një vit në Bashkimin Sovjetik për gjuhën angleze por pas prishjes së marrëdhënieve me rusët, kthehet dhe vazhdon studimet në universitetin e Tiranës në gjuhën angleze. Studimet e larta i përfundon në vitin 1965 dhe pas një viti Melek Troshani emërohet nëndrejtore në shkollën e mesme “Jordan Misja”. Më vonë transferohet në shkollën 9-vjeçare “Xheladin Fishta” si drejtore dhe nga aty vijon rrugëtimin e saj në sistemin arsimor si mësuese në shkollën e mesme “28 Nëntori” ku qëndroi si mësuese deri në vitin 1993 kur doli në pension.

Mësuese Melek Troshani bashkë me kolegët e saj për vite me radhë përgatitën breza të tërë nxënësish dhe kontribuan edhe në kohë tejet të vështira edhe për mësuesit dhe sistemin arsimor në përgjithësi. Melek Troshani është nëna e Arenca Troshanit e cila ishte deputete e PD në Parlament si dhe një pedagoge e njohur në Shkodër duke vijuar traditën e trashëguar brenda familjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...