Nëna braktis vajzën mes Turqisë, gjyshja detyrohet të kthehet në Shqipëri për ta shkolluar…

121

Pjesë e seancës së ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” ka qenë Emineja dhe djali i saj Albani. Emineja tregon historinë e familjes së saj. Djali i saj i vogël Valisi bashkëjetonte me një vajzë dhe linden një fëmijë.

Kur ishte vetëm tre vjeç vajza e tyre e vogël Elifi u braktis nga e ëma e cila iku në Francë dhe u martua. Më pas edhe Valisi iku në Francë i cili ka krijuar një familje tjetër andej dhe është në proces për të bërë letrat.

Vajza e cila tashmë është 10 vjeç jeton me Eminenë në Shkodër, por ajo nuk është e regjistruar në certifikatën e tyre familjare por tek gjyshi i saj nga e ëma. Vajza nuk ka asnjë dokument, as pasaportë dhe as certifikatë.

Emineja tregon se dikur jetonin në Turqi dhe kur ndodhi kjo ngjarje, ajo u detyrua të kthehej në Shkodër sepse e ëma e mbesës kur iku nuk i la asnjë lloj prokure për kujdesin e saj dhe nuk mund të shkollohej aty. Gjyshja sakrifikoi çdo gjë dhe u kthye në Shqipëri që të fuste vajzën në shkollë.

Emineja: Neve na ka ndodhur kjo gjë në Turqi. Unë jam detyruar të kthehem këtu prej gocës, e ëma iku dhe nuk na la asnjë prokurë për atë. Për mos lënë gocën pa shkollë sepse pa letra nuk na i pranuan në Turqi, erdha unë, e mora gocën dhe e solla këtu. Jam unë ajo që e çon dhe e sjell në shkollë përditë atë, jam dhe pa bashkëshortin.

Eni Çobani: Po bashkëshorti pse nuk vjen ta ndihmojë zonjën?

Albani: Le të vijë, për mua le të bëjnë çfarë të duan, le ta mbajë gjyshi me gjyshen, mua s’më intereson gjë. Unë them se vëllai nuk mund të vijë dot sepse prish familjen tjetër, është gjynah.

Eminaja e revoltuar shprehet se do bëjë të pamundurën që ajo të bashkojë mbesën me babain e saj dhe t’i japë një familje. Madje ajo rrëfen se kohët e fundit ka pasur ditëlindjen dhe vajza ishte tepër e trishtuar sepse ajo nuk ka një familje që ta festojë dhe të lumturohet. Nëna e saj nuk e ka telefonuar dhe parë kurrë vajzën e saj dhe është sjellë sikur nuk ekziston për të. /tvklan.al