Kryeministri Edi Rama ka reaguar i revoltuar në një lidhje me një artikull të botuar në një media kosovare , ku shprehet se ai nuk ka dhënë asnjë lloj interviste të tillë. Bota Sot ka publikuar një interviste që pretendon se është bërë me kryeministrin Edi Rama, por vetë kryeministri ka reaguar duke e mohuar një gjë të tillë dhe duke e quajtur si nivel i ri i maskarallëkut mediatik.
Kryeministri Rama e ka cilësuar një fake news këtë intervistë, ndërsa thekson se këto janë gënjeshtra që bëhen në kohë pandemie dhe gomarllëqe dixhitale.
“Paskam dhënë një intervistë që nuk ma ka bërë askush dhe as ia kam kërkuar askujt! Ky është një nivel i ri i maskarallëkut mediatik në këtë kohë pandemie gënjeshtrash, poshtërsish e gomarllëqesh digjitale”, shkruan Rama.