“Do dalë se në NATO na futi Mona”, Edi Rama tallet keq me Lulzim Bashën, bën komentin EPIK

189

Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë takimit në Lezhë nuk la pa thumbuar edhe kryedemokratin Lulzim Basha, duke e akuzuar se nuk ka bërë asnjë punë, pavarësisht se ka shumë vite në politikë.

- PUBLICITET -

Sipas Ramës, Basha nuk ka nguluar asnjë gozhdë, ndërsa e ironizoi lidhur me premtimin që bëri kur ishte kryebashkiak për ‘tramvajin në Tiranë’.

Kryeministri i kërkoi Bashës, që të paktën të gatuajë makarona për demokratët, por edhe për këtë kishte dyshime se “i tund thjesht në momentin kur filmohet”.

“Çfarë pune ka bërë një jetë? Një punë që të thotë shiko se unë kam ngulur këtë gozhdën në filan mur. Të paktën të gatuajë makarona një herë për demokratët që të shihet i ka të vërteta, apo thjesht për t’i tundur në momentin kur filmohet. Se mirë tramvajin e Tiranës nuk e tregon dot, edhe pse të gjithë e shohin, por ai nuk tregon sepse është modest. Të mos thotë futa Shqipërinë në NATO. Se në NATO e futi Saliu, në NATO e futi Luli, në NATO e futi Iliri. Në fund do të dalë se në NATO e futi Monika.

Nëse do një kalë që të kalosh lumin dhe kali është i kuq dhe t’i merr një breshkë blu, do mbytesh bashkë me breshkën vetëm se të pëlqen ngjyra, por unë jam piktor dhe kjo nuk është çështje ngjyrash.”, deklaroi Rama.

- PUBLICITET -