Përlotet Nora Malaj, humb njeriun e shtrenjtë: Ende nuk e kuptoj që këto fjalë po i shkruaj për ty

Ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj ka humbur sot mikun e saj më të mirë. Ajo me një postim shumë prekës shkruan se sëmundja tumorale e mori shumë shpejt nga jeta. Malaj kujton edhe kohët që ka kaluar me të dhe shkruan se dita e sotme ishte plot dhimbje dhe lot.

“Kur v ekja nuk te kursen! Shoku im i mirë dhe miku i shtrenjtë i familjes sime , sot ike dhe na the lamtumirë!

V ekja të rrëmbeu dhe nuk të kurseu i miri Hasan. Ti nuk u dorëzove dhe nuk the asnjëherë lamtumire , po ja që na le. Nesër bënë 57- vjeç, se ne jemi moshatarë, po ti vetêm 6- muaj me i madh dhe gjithnjë kur debatonim më thoje: Ej , motra jam 6- muaj më i madh se ty. si të doje të fitoje përparësi dhe të tregoje se ishe me i madh. Po në fakt mosha nuk ishe për të ikur… Ti çdo gjë e beje me vrap, me energji pozitive si djalosh i ri , me plotë gjallëri e mirësi. Me kujtohet kur une u sëmura nga Covidi ti me merrje cdo ditë e kishe shume frikë se une nuk do ja hidhja .. Po ja që fati mua me ndihmojë e ty jo. Semundja jote tinzare, ajo masa tumorale te mori shpejtë dhe ti fluturove në qiell, duke lene Merin, Idën, Dardanin , nipin dhe te gjithë të dashurit me lot ne sy e dhimbje ne shpirt. E le nene tende, të moshuar me dhimbje ne zemer, pasi asnje nene nuk do te jetoje kur djalin nuk e ka me.Nuk di si te them , po jeta nganjeherë të duket si nje vrap i madh dhe nuk e dimë kur dhe ku do jetë stacioni i fundit.

Ti , i miri Hasan, e doje jetën ne te gjithë dimemsionin dhe e shijove dhe e jetova ate . Ende nuk e kuptoj qe keto fjalë po i shkruaj per ty. Janë ca njerëz që nuk iu shkon fare v ekja .. Njeri pre tyre je dhe ti.. Ti kishe lindur per te jetuar, se ishe sfidant dhe e sfidove vekjen deri ne fund. Do me mungojë kafja jone qe e pinim te Tafaj, biseda dhe mbeshtjeja qe i jepnim njeri- tjetres. Sot ishte nje dite plotë dhimbje e lot. E tani udhetofsh drej Parajses miku im dhe Zoti le te pres krahehapur , i miri dhe i shtrenjti Hasan. Ta dish , do me mungosh shume o shoku , miku dhe vellai im!! Nuk te ndalova dot! Ishte zgjedhja jote… Askush nuk kishte force te te ndalte! Prehu i qetë ne Parajsë!”, shkruan Nora Malaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...