Foto/ Saimiri shfaqet krah disa vajzave të tjera, reagimi i Merit është “provokues”

Vazhdon të shoqërohet me polemika largimi i Saimirit në Gjermani dhe nga ana tjetër qëndrimi i Merit në Shqipëri ka habitur ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Siç dihet spektakli “Love Story” u mbyll me zgjedhjen e Merit në finale nga ana e Saimirit. Kjo zgjedhje ndoshta u kuptua gabimisht nga publiku, se ai kishte vendosur të martohej me Merin.

Në fakt Saimiri tha në mbyllje te spektaklit se e zgjodhi Merin, thjesht për të vazhduar njohjen.

Por ai është shfaqur këto ditë i vetmuar në rrjetet sociale, madje sot ka qarkulluar një foto me disa vajza të tjera në krah të tij.

“Unë jam në Shqipëri, ndërsa Saimirit i duhej të shkonte në Gjermani për punën”, i është përgjigjur Meri pyetjes së njërit prej ndjekësve, pas kureshtjes.

Sa u përket vajzave, Saimiri ka realizuar një foto krah disa modeleve për kopertinën e revistës “Bordo”, që drejtohet nga Ilda Lumani, producentja e “Love Story”.

Ndërkohë që Meri nuk ishte e pranishme askund me “princin e kaltër”, Ilda vazhdon ta ketë Saimirin pjesë të programit të saj, pasi ai u bë i famshëm edhe në Shqipëri.

Mediat bënë publike faktin se Saimiri kishte qenë pjesë e një spektakli të ngjashëm në Gjermani, por pavarësisht kësaj, ai mbeti beqar.

Nga ana tjetër Meri Murrizi ka publikuar foto krah vajzave të tjera në Tiranë, sikurse ka ndarë sot një foto, vetëm me një shoqen e saj.

Duket se Saimirit po vijon të pjesë e “show” ashtu si gjatë spektaklit edhe pas spektaklit, paçka nëse u martua apo mbeti beqar!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...