“E kisha shumë të vështirë që t’i tregoja se babai nuk jetonte më” Turjan dhe Eljo Hyso si kurrë më parë zbulon për vështirësitë e jetës së tyre dhe marrëdhënien me Orinda Hutën

Turjan dhe Eljo Hysko na kanë treguar gjithmonë se kanë një lidhje shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Si dy vëllezër të mira i gjenden pranë njëri-tjetrit si në të mira dhe të këqija.

Ata sot janë të dy të suksesshëm në karrierat e tyre. Njëri merret me televizion e tjetri me politikë, por për lidhjen e tyre si vëllezër kjo nuk ka pikë rëndësie.

Në një intervistë për “RevistaËho”, Eljo dhe Turi kanë rrëfyer shumë gjëra nga jeta e tyre, duke nisur nga fëmijëria e deri në ditët e sotme kur nuk arrijnë ta ndajnë se cili merr “famë” nga njëri apo tjetri. Turi është vëllai më i madh dhe është shprehur se nuk e mendonte se do të bëhej shokë me Eljon ndonjëherë, duke qenë se kanë dhe 8 vite diferencë bashkë.

“Më parë nuk e kam menduar që mund të bëheshim shokë, pasi përveç diferencës disi të madhe në moshë, rrethanat që na erdhën në jetë më “detyruan” të merrja një pozicion pak autoritar kundrejt Eljos, ama me kalimin e kohës gjërat u zbutën, Eljo u rrit dhe tani mund ta them që jemi shokë!”, ka thënë Turi. Ai ka shtuar se në fillim bëhej xheloz për Eljon, por me kalimin e kohës gjërat ndryshuan.

Turi ka treguar se Eljo ka qenë shumë kokëfortë si fëmijë dhe si vëllai i madh atij i është dashur kohë për ta vënë në brazdë dhe fatmirësisht në adoleshencë gjithçka ndryshoi për mirë. Më pas ata janë rrëfyer për kohën kur babai i tyre u nda nga jeta dhe Turit ju desh të merrte rolin e të atit, sidomos për Eljon. Moderatori gjithashtu ka treguar se për shkak të kësaj ngjarje të hidhur ju desh të hiqte dorë nga studimet jashtë e të kujdesej për familjen.

“Unë hoqa dorë nga vazhdimi i studimeve jashtë. Kjo është e vetmja gjë! Gjëja tjetër, që në fakt automatikisht iku, ishte ajo ndjesia që 20 vjeç të lejohet gjithçka. Ditën që më duhet t’i tregoja Eljos 12 vjeç, që babi nuk jetonte më, ai s’më la të flas dhe tha: “Unë e di që babi nuk jeton më, por ja tani do jesh ti si babi”. Aty s’e di pse gjeta një forcë të pakuptimtë, s’e di nga buroi dhe thashë “misioni është veç familja”! E tani, falë mamit, falë vetes dhe Eljos mendoj që babin e kemi bërë disi krenar!”, është shprehur Turjani.

Gjithashtu ai ka treguar se kur ka ardhur në fillim nga Berati në Tiranë ka punuar si kamarier, ndërsa për Eljon gjithçka ka qenë më e lehtë.

Ndër të tjera ata kanë folur edhe për lidhjen që Eljo ka me Orinda Hutën, si nusen e vetme aktuale të familjes. Turi është shprehur se Eljo flet më shumë me Orindën se sa me të kur vjen puna tek romancat.

“Tek pjesa rozë është e çuditshme, por flet më shumë me Orindën se me mua! S’e marr vesh pse… Janë njësoj. S’kanë lajka për njëri-tjetrin, s’kanë ‘shpirti’ ‘zemra’, pooor e di që e kanë shumë xhan njëri – tjetrin! Plus Orinda ia ka vjedhur zemrën që në fillim, gatuan shumë mirë! Ky s’ka pasur motër dhe ja u zgjidh”, ka thënë ai.

“Orinda është familja ime dhe të jem i sinqertë jemi me shumë fat që e kemi. Jam i bindur që dhe partnerja ime do jetë e njëjtë për Orin dhe Turin”, ka thënë më pas Eljo.

“E kisha shumë të vështirë që t’i tregoja

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...