Denoncoi për mungesë ushqimi, reagon spitali “Shefqet Ndroqi”: Shpifje për të përbaltur punën e stafit tonë

Spitali “Shefqet Ndroqi” ka reaguar lidhur me denoncimin e bërë ditën e sotme nga një ish-pacient me Covid, i cili akuzoi stafin e Senatoriumit se nuk i trajtojnë mirë pacientët e shtruar dhe nuk u japin ushqim mjaftueshëm. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar spitali “Shefqet Ndroqi” ka deklaruar se kjo është shpifje për të përbaltur punën e stafit tonë.

“Ndihemi thellësisht të lënduar nga kjo shpifje e rradhes dhe nga tentavivat për përbaltje të punës së përkushtuar të personelit të Spitalit “Shefqet Ndroqi”. Pacienti me inicialet A.Q., është kuruar dhe trajtuar me përkujdes maksimal profesional dhe njerëzor, duke u mjekuar për COVID dhe duke u trajtuar në aspektin psiko-emocional, për gjendjen e rënduar.

Personeli ynë do vazhdojë të punojë me përkushtim dhe vleresojmë mirënjohjen që marrim përditë nga qytetarët, gjë që na jep kurajo që të vazhdojmë përpara në shërbim të qytetarëve deri në fund”, shkruhet në reagimin e spitalit.

Elvana Gjata tregon më shumë seç duhet, merr kritika: Zëri çfarë lidhje ka me atë veshje…? FOTO

Elvana Gjata është një këngëtaret më të kërkuara brenda dhe jashtë territoreve, ku ka shqiptarë. Këtë javë, ajo ndodhet në Gjermani dhe ka dhënë...

Nuk gjen dot burrë, edhe pse ka qenë Miss Anglia: “Askush nuk më do, as në aplikacionet e takimeve”

Ish-Miss Britania e Madhe, e cila pavarësisht bukurisë së saj nuk mund të gjejë dashurinë. Si është e mundur? Mund të ketë shumë arsye,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME