AGRON HASANAJ DREJTOR RAJONAL I TATIMEVE NË SHKODËR

Agron Hasanaj është drejtori i ri rajonal i tatimeve në Shkodër. Hasanaj është komanduar në këtë post duke zëvendësuar drejtorin e mëparshëm Myzafer Bushi. Më përpara për 13 vite me radhë Agron Hasanaj ka drejtuar tri banka të ndryshme të nivelit të dytë në Shkodër duke patur kështu një eksperiencë të gjatë në sistemin banker.

Ndërkohë kohët e fundit Hasanaj ka qenë një prej atyre që aplikoi në platformën “Deputeti që Duam” tek Partia Socialiste duke pretenduar që të jetë një prej kandidatëve për deputet për qarkun Shkodër nën siglën e PS.

Pas aplikimeve të shumta nga e gjithë Shqipëria Hasanaj është një prej atyre që u përzgjodh duke kaluar disa faza të rëndësishme ndërsa pritet të jetë një prej kandidatëve për deputet për qarkun Shkodër në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ndërsa kanë mbetur vetëm dy ditë për të mësuar emrat pasi data 8 mars është afati përfundimtar për regjistrimin e kandidatëve për deputet të të gjitha forcave politike apo individëve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë në ditët në vazhdim mund të ketë edhe disa ndryshime të tjera sa i përket drejtorëve rajonal të PS në qarkun Shkodër, gjë e cila lidhet edhe me fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ndërkohë deri më tani në listën e kandidatëve për deputetet të PS për qarkun Shkodër përveç drejtuesit politik Ilir Beqaj nuk ka asnjë emër tjetër të konfirmuar edhe pse jemi shumë afër afatit përfundimtar të shpalljes së emrave ndërsa e njëjta situatë është edhe në radhët e PD.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...