30-vjetori i eksodit shqiptar, Xhaçka: Komuniteti shqiptar në Itali, histori suksesi

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përkujtuar 30-vjetorin e eksodit shqiptar drejt Italisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja thotë se pamjet e vitit 1991 janë të ngulitura fort në kujtesën e të gjithëve.

Tashmë sipas saj, komuniteti shqiptar në Itali është një histori suksesi sot. Pavarësisht kësaj, asgjë nuk ka ndryshuar sipas ministres për mirënjohjen që populli jonë ndjen ndaj popullit italian.

“Këto pamje që tronditën botën mbarë, janë ngulitur fort në kujtesën e të gjithë atyre që i jetuan. Shumëçka ka ndryshuar nga ajo kohë. Shqipëria nuk është ajo e 30 viteve më parë. Komuniteti shqiptar në Itali është sot një histori suksesi. Por ajo që s’ka ndryshuar është ndjenja e mirënjohjes për Italinë e popullin italian që hapën dyert në orën tonë të dëshpërimit”, thotë Xhaçka./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...