Tërmeti vdekjeprurës, dalin pamjet e gropave gjigante të krijuara në…

358

Gropa gjigante janë krijuar në pjesën rurale të Kroacisë, në gjendje për të gëlltitur dhe ndërtesa. Çudia gjeologjike është shkaktuar nga lëkundjet e fundit sizmike të prodhuara nga tërmeti në dhjetor të vitit të kaluar.

- PUBLICITET -

Banorët në Borojevic, që është dhe zona më e prekur nga tërmeti shprehen se reshjet e dendura e kanë përkeqësuar dhe më shumë situatën.

Pas lëkundjeve të tërmetit, gropat filluan të gëlltisin çdo gjë. Janë rreth 100 gropat e krijuara në një hark kohor prej dy muajsh. Gjeologët nuk arrijnë të gjejnë fjalën e duhur për të përshkruar fenomenin, por shpjegojnë se është një rast për të kryer një studim të kujdesshëm për të paktën një prej tyre. Kjo do të shërbente për të kuptuar morfologjinë e nëntokës. Gropat janë 12 deri në 15 metra të thella dhe janë të mbushura me ujë.

Fenomeni mbetet për t’u studiuar dhe gjeologët duan të studiojnë mënyrën në të cilën ngjarjet e dhunshme si tërmeti mund të influencojnë territorin.

Ekspertë nga Sllovenia dhe Italia kanë vizituar zonën për të ndihmuar kolegët vendorë që të gjurmojnë dhe studiojnë gropat, ndërsa kanë nisur eksplorimet në gropën më të madhe e cila është 30 metra e gjerë dhe 15 metra e thellë.

Banorët vijojnë të jenë të shqetësuar për një fenomen që e konsiderojnë të rrezikshëm./abcnews.al

- PUBLICITET -