Rudina Xhunga: PD-në e kontrollon ende Berisha, edhe humbja edhe fitorja në zgjedhje janë për të

227

Rudina Xhunga thotë se Lulzim basha nuk i merr vetë vendimet brenda Partisë Demokratike, pasi nuk e lejon ish-kreu i saj, Sali Berisha.

- PUBLICITET -

Gazetarja vlerëson figurën politike të Lulzim Bashës por thotë se nuk ka fuqi vendimmarrjeje në parti. “Basha ka humbur gjithnjë me qetësi, nuk ka bërtitur. Edhe tani të njëjtën gjë po bëjmë. Jam e gëzuar që ka dhe portrete qytetarësh të tillë, që ka njerëz që nuk e kthejnë në luftë këtë histori.
Berisha e ka kthyer në luftë historinë politike. Berisha është ende protagonist, në bërjen e listave, në të gjitha aspektet. Ka shumë ndikim. Prandaj, edhe Basha ka këtë qetësi. As fitorja, madje as humbja nuk do të jetë e Bashës”.
Megjithatë, thotë se Basha po bën të tijën me aq sa mundet, “në këtë vend ku i kanë vënë prozhektorët e skenës”. “Basha, Meta dhe Berisha janë të rëndësishëm në këto zgjedhje, janë duke lëvizur fije të rëndësishëm të politikës. Nuk mund t’i thonë Berishës të kesh turp se do humbasësh, nuk është humbja e tij”.

- PUBLICITET -