Ish-moderatorja Floriana Garo i hyn rrugës së politikës/ Ja në cilën parti do e shohim

472

Ish-moderatorja Floriana Garo, e cila prej disa vitesh jeton në Gjenevë të Zvicrës bashkë me familjen, së fundmi është kthyer në Tiranë.

- PUBLICITET -

Mësohet se bukuroshja ka ardhur në Shqipëri pasi ka vendosur të jetë pjesë e fushatës së Partisë Demokratike, drejtuar nga Lulzim Basha.

Para pak kohësh, në një intervistë për albinfo, Floriana tha se: “Në një formë ose në një tjetër, do të kthehem në vëmendje të publikut”.

Mos vallë ky ishte një paralajmërim që moderatorja e ka të qartë motivin që u kthye në
Shqipëri, pra politikën?

Ende nuk mund të themi nëse Floriana Garon do e shohim si pjesë të fushatës së Lulzim Bashës, apo edhe si kandidate për deputete nga lista e Partisë Demokratike.

- PUBLICITET -