“Çdo gjë luhet me skenar”/ Pasi nxori ‘blof’ Olsa Muhametin, konkurrenti i ‘Përputhen’ bën lëvizjen e papritur

311

Emisioni “Për’puthen” është akuzuar vazhdimisht se ndjek një skenar dhe detyron konkurrentët të veprojnë sipas tij dhe jo sipas dëshirave të tyre.

- PUBLICITET -

Autorja e programit, Olsa Muhameti, ka debatuar shpesh me konkurrentët e larguar, të cilët deklaronin se gjithçka ka një skenar.

Madje, në intervista të ndryshme, ajo është shprehur se “Për’puthen” nuk ka asnjë skenar dhe gjithçka që ndodh është spontante.

Mirëpo “sekreti i skenarit” nuk është ruajtur fort mirë nga konkurrenti i ri, Julian Lala, i cili ka një tip të veçantë dhe është shumë i drejtpërdrejtë.

Aq i sinqertë është Juli, saqë në videon e fundit që ka xhiruar në takimin me Antonelën, teksa ka filmuar stafin e “Për’puthen” ka filmuar edhe një vajzë me letra në dorë.

“Me skenar?”- thotë ai teksa e filmon, ndërsa vajza i shmanget videos duke thënë “Jo jo”.

“S’është për neve ky, është për të ndezur zjarrin.”- thotë Juli duke u përpjekur të rregullojë situatën. Mirëpo, ky moment nuk i ka shpëtuar syrit të mprehtë të ndjekësve.

Mirëpo, duke qenë se videoja e tij bëri xhiron e rrjetit, Juli u përpoq të sqaronte punën e skenarit të famshëm me foton e fundit në InstaStory.

“Olsa Muhameti: Skaletë

Të gjithë: Skenari”- shkruan ai, duke dashur të tregojë se publiku është keqkuptuar.

- PUBLICITET -