A rrezikon Shqipëria nga tërmetet në Greqi? Ja çfarë sqaron sizmiologu

Prej ditës së djeshme, Greqia është goditur nga disa tërmete të forta që prej ditës së djeshme. Këto lëkundje janë ndjerë edhe në Shqipëri. Sizmiologu i IGJEUM, Rexhep Koçi, thotë se nuk ka asnjë rrezik që Shqipëria të përfshihet nga goditje sizmike.

Në një lidhje telefonike për Klan Neës, Koçi u shpreh se vendi ynë nuk është i përfshirë në zonën e aktivizuar në pjesën qëndrore të Greqisë.

“Ne nuk jemi të përfshirë në këtë zonë, megjithëse Ballkani Perëndimor është zonë me aktivitet sizmik të lartë, por zona e aktivizuar në pjesën qëndrore të Greqisë nuk përbën asnjë lloj rreziku për territorin e vendit tonë. Nuk është e thënë që një zonë që s’ka gjeneruar tërmete, aq sa mund të disponohet informacion, nuk do të thotë që në një moment të caktuar të gjenerojë tërmete. Kjo mund të përbëjë shqetësim lokal por jo për Shqipërinë”, u shpreh Rexhep Koçi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...