Tërmeti 6.2 Rihter në Greqi, sizmiologu i njohur bën paralajmërimin e fuqishëm

187

Tërmeti i mesditës në Greqi ka shkaktuar mjaft shqetësim edhe tek sizmiologët turq pasi ka të dhëna që i gjithë rajoni tashmë është nën një “stuhi tërmetesh” relativisht të fuqishme.

- PUBLICITET -

Sizmilogu turk Prof. Dr. Hasan Sozbilir theksoi se i gjithë rajoni ynë tashmë ka filluar të përballet brenda një kohe të shkurtër me tërmete që janë intensitet 6 ose mbi 6 të shkallës Rihter dhe kjo nuk është aspak e rastësishme.

Sipas tij, rajoni është nën një presion të madh dhe ky është shkaku pse ka tërmete të fuqishme. Ai përmendi tërmetin e Izmirit pak muaj më parë që shkaktoi më shumë se 50 viktima, ndërsa është tërmeti i sotëm në Larisa është pjesë e kësaj serie lëkundjesh.

“Ka disa muaj që zona po përballet me tërmete të fuqishëm. Fillimisht pllakat tektonike u thyen në ishullin Samos (përballë Izmirit), tani në Larisa dhe ka shumë gjasa që në rajon të përballemi sërish me tërmete të kësaj force në muajt në vijim”, u shpreh ai.

Për fat të mirë, tërmeti i sotëm në Larisa nuk shkaktoi viktima edhe pse lëkundjet ishin të forta dhe u ndjenë edhe në Shqipëri.

- PUBLICITET -