Monika Kryemadhi akuza të rënda ndaj Ramës: “Kam prova, dokumenta e fakte që do t’i çoj në SPAK!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një dalje urgjente për mediat duke hedhur akuza të rënda ndaj Edi Ramës. Në deklaratën e saj ajo tregoi se landfilli i Tiranës është ndërtuar në afera korruptive dhe për këtë gjë ka prova! Të gjitha faktet që e vërtetojnë këtë gjë ajo tha se do t’ja nisë SPAK!

Ashtu siç kishte paralajmërua, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dalë në një konferencë urgjente për mediat.

Kryemadhi ka deklaruar se çdo dokument është i faktuar për Edi Ramën. Kryemadhi u shpreh se të gjitha dokumentet do të dërgohen në SPAK për hetim.

Monika Kryemadhi ka denoncuar sot se landfilli i Tiranës është ndërtuar si një aferë e madhe korruptive. Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se do të paraqesë faktet sesi ministrat kanë vjedhur qytetarët.

Kryemadhi: Ashtu siç kam deklaruar dy ditë më parë, do të paraqes sot të vërtetat tronditëse, të dokumentuara, se si ministra, shtetarë dhe drejtues të tjerë të lartë të shtetit kanë kryer vjedhjen më të madhe të dokumentuar në 100 vite shtet.

Përpara pak ditësh jam vendosur në dijeni të disa fakteve shokuese për aferën korruptive të inceneratorëve, më saktë të inceneratorit të Qarkut të Tiranës.

Me përgjegjësinë për të thënë të vërtetën dhe me bindjen e palëkundur timen që LSI ka zero tolerancë ndaj çdo afere korruptive, ka zero tolerancë ndaj çdo bashkëpunimi të institucioneve shtetërore me grupet mafioze. Ka zero tolerancë ndaj çdo grabitjeje që u bëhet xhepave të shqiptarëve.

Prandaj jam sot këtu, me personin tim fizik, për të denoncuar këtë aferë, bazuar e tëra në dokumente shtetërore, me firmë dhe me vulë, me korrespondencë ligjore, haptas, qartas, sesi shkelen totalisht ligjet e shtetit shqiptar, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, por më e rënda është se si tallen me shqiptarët dhe taksat e tyre, të cilët në mjerim vazhdojnë t’i paguajnë çdo ditë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...