“Llogaritare Monika, 25 Prilli po vjen për ty”: Plas keq mes Kokës dhe Kryemadhit pas denoncimit publik

457

Ish-ministri dhe deputeti i LSI-së, Lefter Koka ka reaguar me akuza të forta ndaj kryetares së partisë, Monika Kryemadhi pas konferencës së saj për shtyp ku publikoi dokumentet e miratimit të koncensionit për Landfillin e Tiranës.

Përmes një reagimi në Facebook, Koka e quan Kryemadhin një llogaritare të thjeshtë, e cila sipas tij konfirmoi se qeveria shqiptare e kohës kishte “kapacitete dhe aftësi të ndjekë e zbatojë me rigorozitet proçedura sipas manualeve dhe standardeve ndërkombëtare”.

Koka e paralajmëron Kryemadhin edhe duke theksuar se 25 Prilli do të vinte furishëm për LSI-në.

Kryemadhi e akuzoi Kokën se ishte treguar mjaft i zellshëm në miratimin në kohë rekord të procedurave për koncensionin e Landfillit të Tiranës, gjë që shkaktoi edhe reagimin e këtij të fundit.

Postimi i Kokës

Falenderoj thellësisht llogaritare Monën (e cila në fakt nuk kupton se çfarë foli) që me letra dhe fakte i tregoi publikut dhe çdo shqiptari, se qeveria shqiptare ka çdo kapacitet dhe aftësi të ndjekë e zbatojë me rigorozitet proçedura sipas manualeve dhe standardeve ndërkombëtare!
E dashur llogaritare Mona! Mos u bezdis! 25 Prilli do të vijë më shpejt dhe më furishëm nga sa ju pandehni!