I përfolur për lidhjen me Aleksia Peleshin, Romeo Veshaj tërheq vëmendjen me foton e fundit

275

Prej disa ditësh në median rozë është kthyer në kryefjalë çifti më i ri i showbizit, vajza e ministrit Niko Peleshi, Aleksia dhe aktori Romeo Veshaj. Çdo lëvizje e tyre zgjon kureshtjen e madhe të fansave, të cilët duan t’i shohin bashkë.

- PUBLICITET -

Pak orë më parë, ka qenë Romeo që ka publikuar një foto nga Korça në Instastory, ku pas tij shihet një vajzë e cila është e mbuluar me perden dhe i duket vetëm këmba. Nuk dihet nëse vajza në foto është Aleksia, por ndjekësve i ka shkuar menjëherë në mendje. Megjithatë gjithçka mbetet ende e pakonfirmuar.

Kujtojmë që pak ditë më parë, çifti u përfol se e kanë bërë lidhjen e tyre edhe më serioze, pasi kanë nisur të jetojnë në të njëjtën shtëpi./abcnews.al

- PUBLICITET -