“Grabitja më e madhe shtetërore e faktuar me letra”, Kryemadhi nuk ndalet i publikon videon Edi Ramës

282

Mbrëmjen e kaluar kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi paralajmëroi Edi Ramën se do të plasë bombën për krimet e tij. Sot ajo bëri një dalje live online ku tregoi se landfilli i Tiranës është ndërtuar në afera korruptive nga qeveria dhe për këtë ka fakte.

- PUBLICITET -

Sot ajo gjithashtu ka publikuar një video ku rrëfen se e ka si provë për krimet e tij duke theksuar se kjo është grabitja më e madhe shtetërore e bërë ndonjëherë e faktuar me letra. Kryemadhi kërcënoi se këto fakte ajo do t’i dërgojë në SPAK e kështu do të vijë fundi i Edi Ramës.

“Do t’ju kërkoja pak durim, çdo dokument është i faktuar dhe këtu janë prezent të gjitha materialet, të cilat e kanë kapur ‘shah mat’ Edi Ramën me qeverisjen e tij dhe të gjithë piruetat që ai ka ndërtuar në qeverisje, nuk kanë më shans të rrotullohen, por vetëm të përballen përpara drejtësisë. Durim, çdo fakt që ju do të shihni në këtë material të përgatitur nga unë është i faktuar me dokumente zyrtare, me vulë, me firmë dhe numër protokolli”, tha Kryemadhi.

https://fb.watch/3-sZT28h1P/

- PUBLICITET -