Besi rikthehet në ABC me ‘Kosherja’, Xhensila thotë ‘dy fjalë’ publikisht

208

Edhe pak ditë na ndajnë nga spektakli më i ri i humorit në Shqipëri, “Kosherja” i cili do të trasmetohet shumë shpejt në ekranin e ABC.

- PUBLICITET -

Regjisori i këtij projekti Altin Basha zbuloi rreth dy javë më parë disa nga suprizat që ky projekt do të ketë, duke theksuar rikthimin e aktorit Bes Kallaku, në rolin e moderatorit.

Ky i fundit do të jetë përkrah Jona Spahiut, e cila në një intervistë për ‘ABC e Mëngjesit’, tha se me Besin gëzon raporte shumë të mira, duke qenë se njihen edhe prej kohësh me njëri-tjetrin.

“Unë me Besin kemi punuar më herët me të njëjtin televizion. Kemi raporte shumë të mira. Besi është Besi, ka shumë energji dhe njëri shumë pozitiv”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, rreth një orë më parë, ka qenë këngëtarja Xhensila Myrtezaj, njëherazi bashkëshortja e Besit, që ka publikuar promon e spektalit, ku aktori shfaqet në të gjitha rolet e tij më të njohura, nga “Skifteri” deri te “Mbështetësi i PD-së”.

- PUBLICITET -