25 Prilli sjell rotacion politik apo mandat të tretë për PS-në? Ja si përgjigjet Fevziu

Për gazetarin Blendi Fevziun, zgjedhjet e 25 Prillit janë zgjedhjet më të balancuara që pas atyre të vitit 2009.

Fevziu u shpreh se për momentin, më të organizuara në terren duken PS dhe LSI ndërsa shtoi se terreni më i mirë për opozitën është konsumimi 8-vjeçar i kësaj mazhorance. I pyetur nëse vendi ka nevojë për rotacion pas tetë vitesh apo është më afër risisë që do ketë një mandat të tretë, Fevziu u shpreh:

‘Për mua të gjitha palët kanë terren. Së pari opozita ka terren shumë të përshtatshëm të 8 viteve qeverisje të kësaj mazhorance që janë një konsum i jashtëzakonshëm. Dhe asnjë mazhorancë deri më sot nuk ka arritur të marrë një mandat të tretë. Një mandat i tretë është i vështirë kudo në Europë.

Nga ana tjetër, qeverisja ka avantazhin e një fryme të madhe entuziazmi përballë saj, që duhej të ishte ngritur ndërkohë. Dhe ka avantazhin e një organizimi më të mirë që vjen nga qeverisja. Këtu janë balancat.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...