Pse deklaratë në Instagram? Ish e fejuara e Rinianit në Përputhen: Familja e tij është edhe e imja, ne ruajmë…

314

Një deklaratë në Instagram ka rikthyer në qendër të debateve ish të fejuarën e Rinianit.

- PUBLICITET -

Zërave se ata mund të jenë akoma bashkë, apo se çfarë raporti ruajnë aktualisht, ajo i zbuloi në një lidhje direkte në emision.
Marsela: Historia jonë ka zgjatur për 8 vjet plot me lumturi dhe pasion, kemi punuar se bashku, dhe kur e sjell punën në shtëpi mund të nisin probleme por mund të them që kam qen shumë e lumtur në 8 vjet. Riniani është person direkt.
Arjani: Më duket se je pak e dashuruar?
Marsela: e dashuruar është fjalë e madhe, se ndryshe do ishim bashkë, thjesht ka mbetur respekti.Pasi ndahen rrugët secili e di vetë se ç’bën.
Arjani: Po deklarata në Instagram?
Marsela: Deklarata që kam bërë , është se them se ai ka nevojë për një grua të fortë që është e denjë për të. Se sot është e vështirë të gjesh personin e duhur.
Arjani: Po pse mesazh publik dhe jo privat
Marsela: unë nuk vuaj nga protagonizmi, e bëra në Instagram sepse janë 8 vjet dhe ai do të thotë shumë për mua.
Arjani: Si është raporti juaj tani
Marsela: Familja e tij është dhe imja. më ka dhënë gjithë dashurinë që më ka munguar, dhe pse jemi ndarë kam shumë dashuri për ta.
Arjani: Mos është rasti juaj si Alice Taylor të martohesh sërish
Marsela: Jo , se ndryshe s’do ta kisha lënë të lirë.
Riniani: duke qenë se jemi në publik, të falenderoj shumë, dhe më duket dhe e çuditshme , je person shumë i bukur.
Marsela Unë shoh Rinian që unë e njoh dhe kjo të nderon, më pëlqen shumë të shoh siç je në të vërtetë. Siç kemi qenë në 8 vjet.

Lexo edhe:   DJ vendos këngën e Noizy-t, Don Xhoni acarohet dhe i përplas laptopin gjatë koncertit (VIDEO)