Presidentja e Komisonit Europian bën shqiponjën me duar/ Ja reagimi i Ramës

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Brukselit për t’u takuar me disa nga zyrtarët më të rëndësishëm të Bashkimit Europian.

Ai u takua me zyrtarët më të lartë atje, midis të cilëve edhe me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. Kjo e fundit e ka pritur kreun e qeverisë duke bërë edhe simbolin e shqiponjës me duar.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se dita e sotme ishte një ditë pozitive dhe produktive, ndërsa shton se ka marrë vlerësime shumë të mira në lidhje me Shqipërinë nga krerët e Bashkimit Europian.

“Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtëpërdrejta me miqtë tanë në Bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për Shqipërinë,”- shkroi Rama në rrjete sociale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...