Porositi një telefon online, por nuk i besoi syve nga ajo që erdhi në kuti

Nuk janë të pakta rastet kur personat që bëjnë porosi online dalin të zhgënjyer.

E njëjta gjë i ka ndodhur së fundmi dhe një gruaje në Kinë.

Ajo ka paguar 1500 dollarë pasi kishte vendosur të porosiste celularin e fundit iPhone12, por kur i erdhi porosia ngeli e shokuar, sepse në kuti kishte vetëm një kos me shije molle dhe jo produkti që priste.

Gruaja e quajtur Liu, nga provinca lindore kineze Anhui tregonte për situatën e frikshme në një video që është bërë virale në platformën socaile kineze Weibo.

Liu kishte bërë porosinë iPhone 12 Pro Max (256GB) në faqen zyrtare të Apple, më 16 shkurt.

Por kur erdhi dërgesa e saj dy ditë më vonë, Liu kapi kutinë ku gjeti një kuti kos me shije molle, në një shaka pa kripë nga grabitësit.

“Korrieri më tha se kishte lënë paketën në kutinë postare të komunitetit rezidencial, dhe unë nuk u ankova”, thotë Liu në videon e shkarkuar në Weibo.

Policia vendase tha se po heton situatën e pazakontë, duke e trajtuar si një rast vjedhjeje.

Oficerët besojnë se kriminelët mund të kenë vjedhur pakon e vërtetë pasi ajo është larguar nga magazinat e kompanisë Apple, emri i të cilës do të thotë “mollë”.

Ndërkohë llogaria e Liu është e mbushur me komentet mbi atë që mund të ketë ndodhur në të vërtetë me dërgesën.

Eksperi ligjor Zhang Bo tha se mbështeste hipotezën e një prej komentuesve, që Liu ta kishte porositur e paguar celularin nga një faqe e rreme. Ai shtoi se blerësit online duhet të tregojnë kujdes për të mbrojtur veten nga mashtrimet.

“Kontrolloni disa herë nëse është një faqe e ligjshme para se të paguani, dhe hapeni pakon kur korrieri të jetë aty. Telefononi policinë nëse ka diçka që nuk shkon”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...