Pesë ditë pa lajm për nënën/ Burri shpërthen në lot tek Infektivi: S’e di a është gjallë apo ka vdekur

Një qytetar nga Berati ka shëprthyer në lot para kamerave, pasi prej 5 ditësh e ëma e tij ndodhet e shtruar tek Infektivi pas infektimit me Covid. Ai shprehet për Ora News se askush nga personeli mjekësor nuk e informon mbi gjendjen e të ëmës 88-vjeçare. I ndodhur në këtë situatë, e vetmja gjë që atij i ngelet të bëjë është të shpresojë që e ëma të jetë gjallë.

Ai tha:

Nuk e di se çfarë bëhet me nënën time atje. Se ka vdekur, se do pastruar. Në të tërë vendet, në Maqedoni, Kosovë lejohet një njeri brenda të paktën 10 minuta që ta shikojnë. S’kemi mundësi tjetër. Unë nuk lëviz nga këtu. Rëndësi për ne ka që dua të shikoj nënën me sy. 1 minutë, 2 minuta, një telefon t’ja lëmë atje brenda që ta shikoj është gjallë apo jo. Ngrijeni zërin për këtë gjendje të njerëzve, nuk është kaq kritike të mos shikosh një njeri 2 minuta.

TE TJERA