Përplasi për vdekje 69-vjeçarin dhe u largua, arrestohet drejtuesi i automjetit

160

Mbrëmjen e kaluar u regjistrua një aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, ku një 69-vjeçar me iniciale R.R. i cili ishte duke lëvizur në këmbë u përplas për vdekje nga një automjet tip “Benz” që drejtohej nga një person me iniciale N.D.. Ky i fundit u largua menjëherë nga vendngjarja, por pak më parë është bërë me dije se është arrestuar.

Njoftimi:

Shkaktoi aksident me pasojë vdekjen e 69-vjeçarit, shoqërohet në Komisariat drejtuesi i mjetit i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes. Rreth orës 20.00, në vendin e quajtur Gjoricë, (në segmentin e rrugës së Arbërit që është akoma kantier ndërtimi) shtetasi N. D., duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, dyshohet se ka goditur shtetasin R. R., 69 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë pas ndjekjes dhe kontrollit të zonës, kanë gjetur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, drejtuesin e automjetit i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.