“Më shumë demokratë ka jashtë PD” Jozefina Topalli prezanton kandidatët për deputetë në Lezhë

380

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka prezantuar sot kandidatët për deputetë në qarkun e Lezhës të partisë “Lëvizja për ndryshim” që ajo drejton.

Sipas saj edhe në këtë listë janë kryesisht intelektualë me bindje të djathta dhe persona që kanë aderuar më parë në PD, ashtu si dhe kandidatët e prezantuar pak ditë më parë për Qarkun e Tiranës.

Për këtë, Topalli u shpreh se “ka më shumë demokratë jashtë Partisë Demokratike, sesa brenda saj”.

Gjithashtu, ish-kryeparlamentarja po prezanton dhe kandidatët për deputetë të partisë së saj për Dibrën dhe Kukësin.

“Është lisat e kandidatëve më të mirë në 3 dekada. Hidhini një sy emrave, janë kandidatëve më të mirë dhe të shkolluar në shkollat më të mira. Kanë vendosur të japin kontributin e tyre duke besuar se ne do të jemi faktori i ndryshimit”, u shpreh kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim.

Kandidatët:

1-Matilda Gjini 2-Gjon Ndoj 3-Alda Gjini 4-Dod Prenga 5-Amarda Gjini 6-Erida Lazimi 7-Sandra Gjeleshi 8- Klavia Pema