Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Do denoncoj me fakte Ramën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë ku u shpreh se për dy ditë do të denoncojë me fakte se si Edi Rama ka manipuluar zgjedhjet e vitit 2017.

E ftuar në emisionin “Opinion”, ajo tha se dosja 184 e Dibrës nuk është asgjë para denoncimit të ri që do të bëhet, ndërsa shtoi se pas kësaj nuk do të ketë më humbje për opozitën.

“Brenda dy ditësh do të keni një denoncim të fortë nga Monika Kryamdhi se si Edi Rama e manipuloi skemën politike, që tregon qartë se si ishte ndërhyrja. Këto dosjet 184 dhe kjo tjetra s’janë asgjë. Aty do kuptojmë edhe fytyrat ëngjëllore të tyre. Duhet t’i japim fund konfliktit të grupeve ekonomike-financiare. Pas kësaj të jeni të bindur që nuk ka humbje për opozitën”, tha Kryemadhi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...