“Jap dorëheqjen po mori 7 mandate” Rama i kthehet Metës ‘flakë për flakë’: Plan për të lidhur Lulin

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e presidentit Ilir Meta i cili u shpreh dje se do të jepte dorëheqjen nëse numri një i qeverisë merr në zgjedhjet e 25 prillit 71 mandate pa prekur votën e popullit.

Sipas Ramës, shqiptarët e kanë tashmë të qartë planin që synon të lidhë me zinxhirë Lulzim Bashën për llogari të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Në një farë mënyre Ilir Meta duhet falënderuar sepse ka sqaruar plotësisht ekuacionin e referendumit, që ishte i paplotë me vetëm njërën anë, që më 25 prill referendumi popullor do shpërbëjë Reformën në Drejtësi. Tani ilir Meta i fton shqiptarët në një referendum ku duhet të zgjedhin, Me drejtësinë, apo me Ilir Metën. Zgjedhje më të qartë, më të drejtpërdrejtë shqiptarët nuk mund të kenë, dhe për këtë duhet ta falenderoj.

Sa i përket marrjes së drejtimit të opozitës kjo besoj është e qartë, për ata që shikojnë përtej asaj që duket, mjaftojnë të shikojnë firmosjen e marrëveshjes së djeshme për të kuptuar planin. Si mund të firmosin një marrëveshje paraelektorale dy parti që garojnë veç e veç?! E keni parë në ndonjë vend të botës?!

Shumë e thjeshtë, pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Salit dhe Ilirit, dhe pastaj sigurisht, ose për të marrë pushtetin dhe për shpërbërjen e Reformës në Drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit. A ka më thjesht se kaq. Është e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve”, tha Rama.

Deklarata e Ilir Metës

Gjatë intervistës në emisionin “Frontline”, kreu i shtetit u shpreh: “Nëse ai merr 71 mandate pa prekur votën e popullit unë në 26 prill jap dorëheqjen nga posti i Presidentit. Do kaloj në opozitë dhe marr drejtimin e opozitës”.

Pyetjes, nëse do ti zërë vendin Lulzim Bashës, presidenti Meta iu përgjigj:”Unë do të bëhem udhëheqësi i opozitës. Nuk më intereson se kush do të jetë dhe kush është. Unë besoj të demokracia”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...