I është rritur me 16 herë pasuria? Rama hedh dritë mbi të vërtetën

Kryeministri, Edi Rama, gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme me gazetarët ka sqaruar edhe deklarimin e pasurisë së tij dhe të ministrave të tjerë që sipas gazetares nuk arrijnë ta justifikojnë. Rama deklaroi se çdo person mban përgjejgjësi penale dhe ligjore për fshehjen e pasurisë dhe deklarimin e rremë.

“Ju nuk jeni as prokurorë dhe as gjykatës, gjasat që ju po thoni të vërtetën për pasurinë time janë zero. E dini pse, sepse dua që tiu informoj edhe pubklikun, që në Shqipëri ka një institucion të veçantë që quhet Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, ku të gjithë mbajnë përgjegjësi penale, penale, për çdo fshehje të fakteve, dhe përtej kësaj, ky institucion bënte kontrolle të zakonshme, por edhe të imtesishme, u shpreh Rama në fjalën e tij.

“Pasi ne kemi ardhur në qeveri, që ju të jeni e informuar dhe njerëzit që e kanë ngrënë këtë broçkull ta dinë, bën kontrolle të imta për të gjithë ne. Nëse ju do të shihni dokumentet e kontrollit të pasurisë sime, që janë faqe e faqe të tëra, që janë dosje të gjitha me dokumente dhe fatura, që ju për ti parë do tiu duheshin ditë.

E dini ju personalisht që pasuria juaj si banore e Tiranës është rritur në vitet e fundit, pasi nuk janë vetëm të ardhurat, por edhe vlerat e pasurisë së paluajtshme. Është lajm 100% i rremë, është produkt i dembelizmit aktiv, siç i quante Faik Konica.

Elementi i fundit është, deklarata e pasurisë ka një pjesë publike dhe një pjesë tjetër konfidenciale, nëse ti nuk sheh pjesën konfidenciale, ti nuk e kupton dot pjesën publike. Është e pamundur që të ekzistojë e shkruar, e deklaruar, një pasuri e pajustifikuar, shtoi kryeministri në lidhje me sqarimin mbi pasurinë e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...