Erion Braçe nxjerr të palarat e Lulzim Bashës: “Ka që në vitin 2016 pa patentë”

Një video e krye-demokratit Lulzim Basha u bë virale pak ditë më parë në rrjet ku ai shfaqej duke i dhënë makinës pa rrip sigurimi.

Basha u përball me kritika të forta për këtë veprim duke shkaktuar shumë zhurmë në rrjet. Erion Braçe nga ana tjetër ka vendosur të mos e lërë këtë gjë të kalojë lehtë duke bërë akuzë pas akuze për kreun e PD-së.

Braçe ka shkruar ditën e sotme se nuk është thjesht çështje rripi por Basha nuk ka patentë dhe nuk ka patur një të tillë që prej vitit 2016-të.

“Nuk është çështje rripi por ligji! Drejtësie dhe barazie! Lylzim Basha nuk ka patentë, jo thjesht rrip. I ka skaduar ne dhjetor 2016 dhe prej asaj date është pa patentë, qarkullon në shkelje të ligjit pa një të tille; librat e shtetit dëshmojnë këtë.

Nga gjiza e byrektores se PD, që u përhap këtu 24 orë, kuptova që; Lylzim Basha është po i njëjti politikan pa karakter që kurrë nuk merr përgjegjësi për vete, për ty jo e jo!

Këtë herë në vend të merrte përgjegjësi u fsheh pas gjatësisë së tij e gjatësisë sime.” -shkroi ai ndër të tjera.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...