Edi Rama zbulon prapaskenat: “Basha është i lidhur pas zinxhirëve të Monikës për llogari të Metës dhe Saliut”

Sot kryeministri i vendit Edi Rama bëri një konferencë me gazetarët nuk nuk la pa komentuar edh koalicionin mes PD dhe LSI për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama theksoi se kjo marrëveshje nuk do të sjellë asgjë të mirë për opozitën dhe shtoi se tashmë Lulzim Basha është i lidhur me zinxhirë nga Monika Kryemadhi për llogari të Ilir Metës dhe Sali Berishës.

“Në një farë mënyre Ilir Meta duhet falenderuar sepse ka sqaruar ekuacionin e referendumit. Tani Ilir meta i fton shqiptarët në një referendum, ku duhet të zgjedhin, me reformën në drejtësi apo Ilir Meta. Zgjedhje më të qartë dhe të drejtpërdrejtë shqiptarët nuk mund të kenë.

Përsa i përket marrjes së drejtimit të opozitës, është e qartë për ata që shikojnë përtej asaj që duket, mjafton të shikojmë marrëveshjen e djeshme për të kuptuar planin. Pse u firmos marrëveshja ku dy parti garojnë veç e veç. Për çfarë? Është pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Saliut dhe Ilir, ose për të marrë pushtetin dhe shpërbërë drejtësinë, ose për të marrë kokën e Lulit. Nuk ka më thjeshtë se kaq. E duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve. Këtu problem nuk është Ilir Meta, por Basha që nuk ka këllçe dhe karakterin e një lideri që të mos fshihet kur aleati i ti i madh thotë kur unë amerikanët i kap për veshësh. Por nuk është lideri, thjesht menaxheri i një shoqerie aksionere të Ilir Metes dhe Sali Berishës dhe me një notere dhe përmbaruese, Monikën.” -tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...