“Aministrata urrejtje ndaj Ramës”, Berisha siguri për fitore të madhe në Tiranë

139

Mbrëmjen e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ka të dhënë që opozita e bashkuar do të marrë 26 mandate deputetësh në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit.

- PUBLICITET -

Ai shprehet se adminitrata ka urrejtje të pakufijshme ndaj kryeminstrit actual Edi Rama, dhe sipas tij do të bëjnë të pamundurën për t’u çliruar nga ai.

“Asgjë nuk di të jetë e vendosur. Po për Kavajën kam respektin më të madh. Garimi im në një rast të mundshëm në Tiranë, nuk krijon asnjë konkurencë në Tiranë me z. Basha. Ai është lideri i koalicionit që po çon Shqipërinë në fitore dhe nuk ka asnjë mundësi që unë të marrë më shumë vota se ai. Kam disa të dhëna që Opozita e bashkuar mund të marrë në Tiranë 26 deputetë, kjo pasi Rama është në rrokullisje të madhe. Administrata ka një urrejtje të pakufishme ndaj tyre. Administrata i ka ardhur në majë të hundës me Edi Ramën dhe pjesa dërrmuese e tyre do të bëjnë të pamundurën për t’u çliruar nga ai”, tha Berisha në Syri Tv.

- PUBLICITET -